Një 62 vjeçar në Shqipëri ka vdekur nga COVID-19, duke e rritur numrin e viktimave në 44.
Këtë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjithashtu ka bërë të ditur se janë regjistruar plus 71 raste duke e çuar numrin e të infektuarve në 1962.
“Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, thuhet në njoftim, përcjell Top Chanell.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.