Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri është ankuar se nuk po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ai shkroi në facebook duke thënë se ishte bërë bujë e madhe kur Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pranoi donacionin e Serbisë prej 1 mijë testeve për COVID-19.
Postimi i tij i plotë:
Sot nuk votoi vetëm Lista Srpska në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë.
Sot “votuan” edhe ata që u bënë bashkë me këtë parti të Beogradit për ta rrëzuar qeverinë Kurti.
Me 1000 teste që erdhën donacion nga Serbia nuk u cënua sovranitet i Shtetit të Kosovës, që ishte bërë bujë nga të gjithë që sot heshtin.
Sovraniteti u cënua nga zgjedhjet e sotit që qeveria aktuale i lejoi të mbahen.
Çka pritet tjeter nga kjo qeveri Koti përveç poshtërim, denigrim, nënçmim, përbuzje të vetës, shtetit dhe të popullit./InLajmi/