Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qenë e zëshme në vazhdimësi për përfshirjen amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Së fundmi ajo ka kritikuar emisarin Richard Grenell, se nuk ka arritur ndonjë rezultat me marrëveshjet e nënshkruara deri tash në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas një kritike të tillë të eurodeptuetes gjermane, Grenell i ka rikujtuar asaj faktin se Evropa vazhdon ta mbajë Kosovën të izoluar pa liberalizim vizash.
Në një debat të tillë është përfshirë edhe kreu i AKR-së, ish-kryediplomati, Behgjet Pacolli, i cili njejtë ka pyetur gjermane se pse nuk po liberalizohen vizat për kosovarët.
Cramon i ka thënë që ta thërras e ta pyes Emmanuel Macronin, pse spo ndodh një gjë e tillë, derisa në debat e sipër ka treguar edhe disa prej arsyeve pse s’po liberalizohen vizat për Kosovën.
“Çfarë kam dëgjuar jozyrtartisht nga Berlini është “më pak korrupsion, më pak kapje të shtetit dhe më shumë sundim të ligjit”, do të ndihmonin heqjen e regjimit të vizave. A do ta shpërndani këtë”, i ka thënë Cramon-Pacollit, shkruan Express.
Tutje Pacolli ka reaguar duke i thënë euro-parlamentares nëse Komisioni Evropian ka gënjyer kur ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.