Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për çështjen e Kosovës serbët janë të kryqëzuar në mes të dëshirës dhe realitetit.
Vuçiq, që udhëheq një parti politike në Serbi, ka folur në prag të zgjedhjeve që do t’i kenë të dielën.
”Ekziston diçka të cilën do ta kishim dëshiruar dhe diçka që është realitet, ka thënë Presidenti serb.
Por, siç shkruan b92, Vuçiq thotë se do luftojë edhe më tepër se ata që patën fjalë shumë e vepra pak.
”Do të luftoj fuqishëm për Kosovën dhe Metohinë, shumë më tepër se ata që kanë pasur fjalë heroike por vepra të zbrazëta”, transmeton Gazeta Express.
Takimi për dialogun Kosovë-Serbi pritet të mbahet me 27 qershor të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë.