Mesfushori francez, N’Golo Kante pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga klubi anglez, Chelsea.
Blutë janë të interesuar të përforcojnë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, pasi kanë kaluar shumë formë të luhatshme këtë sezon.
Gjithashtu, Chelesa po mendon për shitje, pasi ashtu synon të mbledh fonde për të investuar në objektiva të reja.
Sipas mediumit The Times, klubi nga Stamford Bridge është gati të shesë ylli e skuadrës, francezin Kante për të mbledhur fonde për transferime shtesë.
Kante është shumë i kërkuar nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, ndërsa shitja e tij mund t’i shtonte deri në 100 milionë eurove arkave të klubit, transmeton Telegrafi.
Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard tashmë ka siguruar dy blerje të mëdha për sezonin e ri: Hakim Ziyech dhe Timo Werner.