Viber ka prezantuar zyrtarisht një tipar të ri dhe shumë të dobishëm për përdoruesit e saj,thirrjet në video me grupe deri në 20 persona, pa asnjë kufizim kohor për thirrje.
Thirrjet në grup janë tani në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Viber. Grupet në Viber, sipas pronarit të aplikacionit rakuten, ofrojnë një lidhje të shpejtë me një ngarkesë të ulët të transferimit të të dhënave, e cila mundëson komunikim të pandërprerë të deri në 20 njerëz në të njëjtën kohë, paralelisht, përcjell Telegrafi
Për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të saj, aplikacioni mbron hyrjen në informacion nga thirrjet e përdoruesve dhe siguron që të gjitha komunikimet të zhvillohen në një mjedis të sigurt me theks në intimitet për secilin pjesëmarrës në thirrje.