Shifra zyrtare e viktimave të koronavirusit në Indi është rritur për më shumë se 2,000 gjatë 24 orëve të kaluara. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 11,903.
Gjermania i ka këshilluar shtetasit e saj që ta shqyrtojnë largimin nga India për shkak të rritjes së rrezikut shëndetësor.
Mumbai i regjistroi 862 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 3,165, ndërsa kryeqyteti Neë Delhi shënoi rekord prej 400 viktimave për 24 orë. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në mbi 1,800, shkruan Daily Mail.
Pandemia i ka goditur rëndë qytetet kryesore të Indisë, të cilat kanë dendësi të madhe të popullsisë, transmeton Gazeta Express.
India është shteti i katërt në botë në listën e vendeve me më së shumti raste dhe deri më tani i ka 354,065 të infektuar me Covid-19.