Pas 6 muajsh paraburgim si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është liruar ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, shkruan InLajmi.
Lajmin për Gazetën Online “InLajmi”e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.
Ai tha se “Pas 6 muaj të mbajtjes së panevojshme si i dyshuar per kinse keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur ka qenë kryetarë i Komunës së Kaqanikut, është liruar nga paraburgimi me deponim te nji kaucioni”
Zharku ishte arrestuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, si i dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’/InLajmi/