Drejtori i një klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sejdiu nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.
Sot gjatë ditës, edhe një prokuror në Pejë rezultoi pozitiv, ndërkohë që dje, u konfirmua me infeksion kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.