Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Avdullah Hoti, që sot tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Pikërisht, për çështjen e pavarësisë Gjuriq tha se Beogradi nuk e pranon konceptin e pavarësisë së Kosovës.
“Avdullah Hoti po varros dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës përpara se ai të fillojë. Nuk ndodh që Beogradi të pranojë diktimin ose imponimin ose konceptin e pavarësisë në mënyrën si ai i imponon. si udhëheqësi aktual i separatistëve”, njofton Klan Kosova.
Hoti sot deklaroi se objektivat e Kosovës në dialog janë marrja e njohjes nga Serbia dhe pesë shtetet anëtare të BE-së, si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.