Pas lajmit se dy fëmijë kanë humbur jetën në një pus në Milloshevë të Obiliqit, ka reaguar kreu i AKR-së Behgjet Pacolli përcjell InLajmi.
Ai u ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës duke e cilësuar si lajm të tmerrshëm vdekjen e tyre.
“Është e papërgjegjshme se si pusë e tilla janë lënë të hapura dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve në mbarë vendin” shkroi ai në facebook.
Pacolli tha se është momenti i fundit që autoritetet të marrin masa dhe të u japim fëmijëve hapësirë për të luajtur lirshëm dhe të sigurt./InLajmi/




















