Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, asambleistin Agron Kajtazi dhe zyrtarë tjerë komunal, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, KFOR-it, e FSK-së sot përuruan fushën sportive në Runik, përcjell InLajmi.
Ai falenderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj fushe, KFOR-in dhe FSK-në, deputetin, Bekim Haxhiu, i cili ka bërë kërkesa të vazhdueshme deri sa është realizuar projekti. Falënderova edhe donatorin, Tahir Çitaku për ndihmën që ka dhënë për këtë fushë.
Gjatë përurimit të këtij stadiumi, u ndanë mirënjohje për donatorët të cilët e jetësuan këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone, kurse klubi “Runiku United”, mua, Nënkryetarit Lushtaku dhe përkrahësve tjerë i ndau mirënjohje për përkrahjen e dhënë këtij klubi./InLajmi/