Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami ka thënë se iu bashkua Genoas, për të dëshmuar se nuk kishte mbaruar si lojtar, transmeton InLajmi.
Behrami ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Sioni dhe u rikthye në Serie A duke iu bashkuar Genoas në janar.
Ish-përfaqësuesi i Zvicrës thotë se Genoa ia dha një mundësi të madhe për ta dëshmuar veten në këtë moshë.
“Kthimi në Genoa ishte mundësi shumë e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Sinqerisht, kam dashur të dëshmoj se nuk kam marrë fund si lojtar”, tha Behrami për Genoa Channel.
Behrami i luajti vetëm shtatë ndeshje pasi iu bashkua klubit, për shkak se futbolli u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus. /InLajmi/