KHF Prishtina ka hyrë në telashe të mëdha, hendbollistet e kësaj skuadre kanë njoftuar se kanë bojkotur aktivitetet e klubit.
Ky vendim nga hendbollistet seniore të KHF Prishtinës është marrë për arsye të mosplotësimit të kushteve nga ana e klubit.
Ato kanë vendosur që të bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet derisa të arrihet një marrëveshje dhe kërkesat e tyre të merren parasysh kërkesat e tyre.
“Senioret e KHF Prishtina bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet për arsye të mosplotësimit të kushteve.
Klubi hendbollistik Prishtina (femrat) ndodhet në fazë të vështirë ekonomike tash e sa kohë, fazë e cila u bë më e ndjeshme sidomos gjatë këtij edicioni 2019/2020.
Pavarësisht kërkesës së lojtareve ndaj kryesisë së klubit që të kryhen obligimet ndaj tyre si dhe ankesës së tyre për kushtet e dobëta në klub, kryesia nuk i mori parasysh këto kërkesa, transmeton Gazeta Metro.
Sot në ndeshjen për play-off është bërë me dije se ndaj kundërshtarit do luajnë kadetet e klubit, duke e vërtetuar edhe njëherë mosinteresimin e kryesisë për zgjedhjen e situatës. Duke e pare nga ana e tyre si zgjidhje te situatës shkarkimin e te gjitha lojtareve nga klubi” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga henbollistet.