Pas zv,kryeministrit Besnik Tahiri dhe Ministres Meliza Haradinaj-Stublla, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Haradinaj u shpreh gjithashtu se është i lumtur që qytetarët e Kosovës po i kthehen bregdetit shqiptar.
“Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona” shkroi Hardinaj në facebook.
Ai tha se u gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar./InLajmi/