Gashi po vazhdon me një ritëm të lartë punimet për album dhe projekte të reja muzikore, gjë që po e bën atë një nga më të kërkuarit në treg, përcjell InLajmi.
Këngëtari me prejardhje shqiptare, përmes një postimi të bërë në Instastory, ka njoftuar se gjatë javëve në vijim do të publikojë një tjetër bashkëpunim.
Ai në shkrimin e ndarë bëri të ditur se bashkëpunimi është me Pink Sweats dhe një artist shqiptar emrin e të cilit nuk e zbuloi, por theksoi se nuk është këngëtar, mbetet të shihet se për kë bëhet fjalë./InLjami/