Situata me koronavirus, e cila e ka pamundësuar grumbullimin e njerëzve gjatë kësaj kohe dhe si pasojë nuk lejohet as mbajtja e dasmave, përcjell InLajmi.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në mesin e komunitetit të artistëve, disa prej tyre kanë qenë të zëshëm duke kërkuar lejimin e mbajtjes së dasmave, e disa të tjerë kanë thënë se do të respektojnë vendimet e organeve kompetente që po e monitorojnë situatën me koronavirus.
Mirëpo, në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një thirrje për protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave.
Aty u bëhet thirrje pronarëve të restauranteve që të hënën, në ora 10:00 të mblidhen dhe të protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Më poshtë thirrja e plotë për protestë:
Bëhet thirrje nga pronarët e restoranteve të Kosovës që të hënën në ora 12:00 të mblidhen para Ministrisë̈ së Shëndetësisë që të protestohet për lejimin e ahengjeve(dasmave).
Të bëhemi së bashku të gjithë̈, kur lejohen baret e kafiterit me 50 persona ose më shumë pse mos të lejohen ahengjet familjare. /InLajmi/