• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

A do të munden kontributpaguesit të marrin paratë e Trustit Pensional?

J G nga J G
13 June 2020
në Ekonomi
0 0
0
A do të munden kontributpaguesit të marrin paratë e Trustit Pensional?
9
SHPERNDARJE
165
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në programin qeverisës në një nga masat e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka paraparë ta fusë në ekonomi një përqindje të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Siç ka deklaruar Hoti, kjo qeveri ka paraparë nëntë masa të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e pestë, siç ka thënë Hoti, parasheh që një përqindje e parave të kontributpaguesve në Trustin Pensional t’i kalojnë kontributpaguesit.

“Masa e pestë për stimulim të kërkesës agregate. Këtu planifikojmë kthimin e një përqindje të mjeteve të kursyera të Trustit Pensional për kontributpagues bazuar ne nevojat e tyre e cila mundësi mund të shfrytëzohet për një periudhe tre mujore, ndërsa shteti e mbulon brenda disa viteve”, ka thënë Hoti në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

Të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 përqind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht pesë për qind paguan punëdhënësi, kurse pesë për qind paguhen nga paga e të punësuarit.

Deri më tani, 2 miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale.

Nga kjo vlerë, 75 për qind e mjeteve mbahen të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse 25 për qind në Kosovë.

Prej themelimit e deri më 5 qershor, kthimi bruto nga investimi i mjeteve të trustit pensional të investuar ka arritur në rreth 470 milionë euro.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.

Administrimi i këtyre llogarive individuale është përgjegjësi ligjore, megjithëse paratë e kursyera mbesin pronë vetanake e kontribuuesve.

Edhe pse në pronë private, mandati i këtyre kursimeve është specifik, ngase ato me legjislacioni në fuqimund të përdoren vetëm për pension – dhe nuk mund të përdoren ose tërhiqen përpara moshës së pensionimit për asnjë arsye tjetër.

Jeton Demi zëdhënës në këtë institucion përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo çështje aktualisht është vetëm ide.

Por, ai ka shtuar se Trusti i Kursimeve Pensinale është institucion zbatues i politikave që ndërmarrin institucionet mbikëqyrëse Kuvendi i Kosovës e Banka Qendrore.

“Nëse merret vendim për zbatimin e tij, Trusti obligohet ta implementojë”, ka thënë shkurt Demi.

Kërkohen ndryshime ligjore

Për t’u realizuar kjo masë e cila ka të bëjë me kthimin e një përqindjeje të fondit në llogari të kontributpaguesve, duhet ndryshuar baza ligjore, thotë Mejdi Bekatshi profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se kjo masë do të rriste kërkesën agregate me qëllim që bizneset apo sektori i tregtisë mos të zhytet në krizë. Sipas tij, është një masë e cila do të ndihmonte në ekonomi.

“Kjo është një masë që të gjitha qeveritë në botë e përdorin më të vetmin qëllim që ta rrisin kërkesën agregate. Nga ajo që është thënë në masën e kryeministrit nuk është e qartë se si do të zbatohet kjo masë, por së pari duhet të ndryshohet ligji për Trustin për ta parë se si mund të përdoren mjetet”, thotë ai.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se kthimi i një përqindje të mjeteve të kursyera të Trustit Pensional për kontributpagues do të ishte me efekte pozitive në ekonomi.

Ai beson se ndryshimet ligjore që duhet bërë për të përdorur këto mjete do të arrihen të bëhen në Kuvendin e Kosovës.

“Përshkrimi që i është bërë kësaj mase nga ana e qeverisë së re ka për qëllim stimulimin e kërkesë agregate, rritjen e shpenzimit të konsumatorëve, ofrimin e mundësive që ata të kenë në dispozicion një shumë të caktuar të mjeteve që siç e ka sqaruar kryeministri mund të përdoret për shpenzime ditore”, tha Zeka.

Ai thotë se edhe pse pakoja e rimëkëmbjesnuk e përmend shumën që mund të tërhiqet, sipas sqarimeve, thotë Zeka, bëhet fjalë për një 10 për qind të mjeteve të kursyera që në total i bie deri në 200 milionë euro, e të cilat do të ishin një infuzion shumë i rëndësishëm për ekonominë.

Parashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia e koronavirusit në ekonominë e Kosovës janë të zymta.

Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4,5 për qind në Kosovë.

Tags: Avdullah HotikosoveTrusti Pensional
Postimi i mëparshëm

Sherifi: Mosrespektimi i distancës në tubim ka qenë strategji e qëllimshme e VV-së

Postimi tjetër

Në Meksikë shënohen shifra rekorde të rasteve reja me koronavirus!

Të ngjajshme Postime

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës
Ekonomi

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal
Ekonomi

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

15 August 2025
ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje
Ekonomi

ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje

13 August 2025
Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera
Ekonomi

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet
Ekonomi

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Postimi tjetër
Në Meksikë shënohen shifra rekorde të rasteve reja me koronavirus!

Në Meksikë shënohen shifra rekorde të rasteve reja me koronavirus!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu