Përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skendërbeu në tubimin e ftuar nga ky subjekt politik për të festuar 12 qershorin si Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton InLajmi.
Në këtë tubim janë mbledhur qindra njerëz, mirëpo nuk po respektohen asnjë nga rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Distanca sociale prej 1.8 metra më së paku, maskat dhe dorëzat janë disa nga rekomandimet, por këto masa nuk po respektohen në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /InLajmi/