Dy persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një makinë në afërsi të Sallës “1 Tetori”.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 21:25, tek ‘1 Tetori’ ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur dy këmbësore. Policia ka dal dhe po merret me rastin, të aksidentuarat janë dërguar në QKUK”, tha ai.