Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari bashkë me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, nënshkruan memorandum bashkëpunimi, përcjell InLajmi.
Ky memorandum ka për qëllim mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës bazuar në vendimin që kemi marrë në Kuvendin Komunal javë me parë.
Me këtë memorandum për dallim prej vitit të kaluar, brenda këtyre shpenzimeve përfshihet edhe tabuti./InLajmi/