Kreu i stolit të Juventus, Maurizio Sarri, ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në tabelën e Serie A.
Me Lazio dhe Inter në pozitat dy dhe tre, Sarri beson se në garën për ‘Scudetto’ nuk ka momentalisht një favorit.
“Në këtë situatë, nuk mund të flasim rreth favoritit për Scudetto. Të gjitha skuadrat rrezikojnë të lëshojnë pikë. Më e rëndësishmja është të mbyllim sezonin”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.
Në Serie A kanë mbetur edhe 12 ndeshje të pa zhvilluara, të cilat do të vendosin gjithçka për titullin e kampionit. Juventuesit prinë tabelën me 63 pikë, një më shumë sesa Lazio dhe nëntë më shumë sesa Interi.