“Me shpërndarjen e këtij libri, dje në mënyrë simbolike shenuam përvjetorin e LSHP, dhe të manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes 2020”, – u shpreh për InLajmin Berat Batiu.
Manifestimi tradicional, “Ditët e Lidhjes” që në organizim tĕ Shoqatës për Kulturë dhe Art “Fidani”, e mbështetur nga DKRS-ja, për çdo vjet me 10 Qershor, nē Sheshin e Lidhjes, tubon dhjetra poetë dhe krijues nga tē gjitha trojet shqiptare. Dje me 10 qershor ky manifestim i 27-ti me rradhë u shenua në mënyrë simbolike, pas homazheve para shtatoreve të Sylejman Vokshit, Abdyl Frashrit dhe Ymer Prizrenit, u shpallën fituesit e konkursit letrar, “Ditët e Lidhjes 2020”, dhe u shpërnda libri “Ora e Lidhjes 2019”, që këto ditë doli nga shtypi.
“Për arësye se ende gjendemi nē kohë pandemie, nuk e organizuam Orën e madhe letrare, kushtuar datës historike 142 vjetorit tē LSHP, por me miqtē tanë, në Sheshin e Lidhjes bëmë shpërndarjen e librit botim i SHB “Fidani”, ku janē pērmbledhur punimet e 43 poetëve dhe krijuesve nga tē gjitha trojet tona të cilët edhe kanë konkuruar nē konkursin letrar pēr vitin 2019″, – na tha Berat Batiu, nga Këshilli Organizativ. – “Poashtu nē këtë takim simbolik, Juria profesionale bēri edhe shpalljen e fituesve të konkursit letrar për këtë vit kalendarik, kurse më vonë kur tē jenë kushtet e pērshtatshme, Këshilli Organizativ i këtij manifestimi, do tĕ organizojë “Orën e Lidhjes” dhe ndarjen e çmimeve dhe të mirënjohjeve për të gjithë laureatët”, pĕrfundoi Berat Batiu.
Të shtojmë se në konkursin letrar “Ditët e Lidhjes” si dhe nē Orën e madhe letrare, pos krijuesve shqiptar, për çdo vjet marrin pjesë edhe krijues nga komunitetet që jetojnë dhe krijojnë në vendin tonë.
Osman Goranci /InLajmi/