Një nga pionierët e teknologjisë së hapësirës, inxhinieri amerikan me origjinë gjermane Verner fon Braun(1912-1977) ishte i pasonuar pas reketave që në moshë shumë të vogël, shkruan InLajmi.
Në moshën 12-vjeçare fon Brauni mbushi një karrocë-lodër me fishekzjarrë, i vuri flakën fitilave dhe ata shpërthyen në rrugë duke tmerruar fqinjët.
Ky incident bëri që ta arrestonin dhe ta qonin në polici. Megjithatë, nuk mund të thuhet se fon Brauni ishte i çmendur, por thjesht i përkushtuar ndaj shkencës së tij.
Vërner fon Brauni ishte përgjegjës për projektimin e raketës V2 në Gjermani, kurse më vonë u bë figurë drejtuese në programin amerikan të hapësirës pas Luftës së Dytë Botërore./InLajmi/