Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton se para pak çastesh, kontraktorë të KEK-ut përgjatë punimeve në rrjetin e tyre, dëmtuan linjën furnizuese me ujë në afërsi të puseve të objektit prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë, përcjell InLajmi.
Kontraktorë të KEK-ut dëmtojnë linjën furnizuese të ujit ,te puset e Objektit Prodhues” KRONI” në Fushë Kosovë.
Rreth 25 % e konsumatorëve të komunës së Fushë Kosovë, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, do të kenë reduktime të paplanifikuara të ujit , për shkak të sasive të limituara të ujit nga puset, deri në sanimin e defektit, i cili mund të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme e më së largu deri nesër paradite.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes.
Rastet e tilla janë të shpeshta kur, linjat furnizuese të ujit dëmtohen nga pakujdesitë e palëve të tjera.
Kompania Rajonale e Ujesjellesit “Prishtina”, apelojnë për qytetarët të kenë kujdes të shtuar./InLajmi/