Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje që të ndeshen ndërmjet vete në të ardhmen.
Promotori Eddie Hearn ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja që dy boksierët britanikë të përballen në të ardhmen.
“Ne jemi në një situatë të mirë. Në parim të dy djemtë janë pajtuar për këto përballje. Do të jenë dy meçe që do të zhvillohen,” ka thënë Hearn.
Marrëveshja është që të luhen dy meçe, pra do të ekzistojë e drejta e revanshit, transmeton Reporteri.net
Tani në ditët në vijim pritet që të merret vesh për lokacionin dhe datën e saktë se kur do të kemi përballjen e shumëpritur ndërmjet Furyt dhe Joshuas.