Merkel në letrën që i ka dërguar Hotit, i ka kujtuar sfidat që e presin si kryeministrër në lidhje me pandeminë Covid-19 dhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi , përcjell InLajmi.
Ajo është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me kryeministrin Hoti në dialog me Serbinë, për të cilin kancelarja gjermane ka theksuar se ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Letra e plotë:
I nderuari Kryeministër,
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.
Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, vecenarisht përballja me pandeminë Covid 19, ndryshimet kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federative mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për të kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mezi pres të punoj me ju.
Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush.
Sinqerisht,
Angela Merkel,
Kancelare e Federatës Gjermane. /InLajmi/