Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka njoftuar se sot ka takuar përfaqësuesit e klubeve sportive ku bashkë me ta kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, shkruan InLajmi.
Ahmeti tha se kemi nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve.
Subvencionimi i klubeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe se klubet sportive do të gjejnë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Lipjanit.
Nuk është hera e parë që Komuna i ndihmon të rinjtë në projekte të ndryshme./InLajmi/