Pas lehtësimit të masave mbrojtëse, është shtuar dukshëm nyumri I të infektuarve në Kosovë, ku momentalisht janë duke u trajtuar 20 pacient në Shërbimin Spitalor e Klinik e Universitar të Kosovës, përcjell InLajmi.
Drejtoresha e Klinkës Infektive në SHSKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë, se momentalisht numri i të infektuarve që janë duke u trajtuar është 20.
“Momentalisht i kemi 20 pacientë me COVID-19, prej tyre 5 janë në oksigjeno terapi kurse një person është në mjekim intensiv”, ka thënë ajo.
Kosova vazhdon të përballet me Coronavrusin, pavarësisht lehtësimit të masave ku vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja të prekur me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e 234, kurse numri i të shëruarve është 890. Numri i viktimave si shkak i Coronavirusit në Kosovë është 31./InLajmi/