Në mesin e shumë shkarkimeve që bëri Qeveria Kurti, ishte edhe ai i kryeshefit ekzekutiv të kompanisë së KEK-ut, Njazi Thaçi, shkruan InLajmi.
Nuk vonoi shumë, dhe Bordi i Përkohshëm zgjodhi kryeshefin e ri, Luigj Imerin.
Por ndonëse i pozicionuar më së larti në hierarkinë e një kompanije tejet të rëndësishme, Imeri del të ketë probleme serioze me drejtshkrimin.
InLajmi ka indentifikuar disa prej gabimeve të tij në vetëm dy prej postimeve të këtij të fundit në facebook, por e vërteta është se Imeri ka gabime në pothuajse në çdo shkrim. /InLajmi/