Deputetja e Prtisë Demokratike të Kosovës ë, Ariana Musliu-Shoshi pret që në skenën politike të ketë më shumë bashkëpunim mes subjekteve politike.
Musliu-Shoshi thotë se kjo parti është ithtare që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo thotë se për PDK-në cilido që të jetë vendimi i Kushtetueses për dekretin e Presidentit do të jetë i pranuar.
Deputetja e PDK-së thotë se Vetëvendosje po tregon se nuk ka përvojë demokratike pasi dërgon në Kushtetuese çështje që iu takojnë subjekteve politike.
“Marrëveshjet duhet të bëhen në mes partnerëve të koalicionit dhe opozita nuk duhet parë si armik por vetëm rival politik”.

Shoshi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se kjo parti po bënë presion ndaj Kushtetueses dukë bërë prova për protesta në shesh.
“Askush nuk ka të drejt të prejudikojë vendimet e Kushtetueses derisa asaj i është kërkuar të merret me çështjen”.