Këngëtari Bertan Asllani i cili një kohë pati sjellë pubikut shqiptar shumë hite po rikthehet me këngë të re.
Këngëtari shqiptar i cili ka disa vjet që jeton në Turqi ku edhe po merr pjesë në filma dhe seriale turke, ka paralajmëruar se një projekt i ri muzikor do të publikohet së shpejti.
Bertani ka publikuar një fotografi nga studioja dhe nuk ka dhënë më shumë detaje për projektin.
https://www.instagram.com/p/CAaFELrhrR_/?utm_source=ig_web_copy_link
Kujtojmë hitin e tij “Akoma të du” këngë kjo e cila dëgjohet edhe pas shumë viteve./InLajmi/