Moderatorja nga Shqipëria shumë e pëlqyer edhe në Kosovë, Marina Vjollca, feston ditëlindjen dhe ka mbushur plot 30 vite jetë.
Ndonëse në një periudhë izolimi, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.
Një urim special nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, reperi Ghetto Geasy, me të cilin është e martuar që disa vite.
Ai ka përzgjedhur një fotografi të përbashkët bardh e zi me partneren e tij, ndërsa dedikimi ishte po ashtu tejet unik.
“Gëzuar ditëlindjen për femrën që ende e bën zemrën time të rrah shpejt”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.
Marina dhe Geti u martuan në shtator të vitit 2017, ceremonia madhështore e të cilëve përflitet akoma në faqet rozë./InLajmi/
https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/