Ministrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për formimin e ekipit punues i cili me analizën e tij do t’i paraprijë themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, shkruan InLajmi.
“Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”-ka shkruar ajo./InLajmi/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3658283384242426&set=a.524198150984314&type=3&theater