Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora, e ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ndodhen tre fëmijët e saj dhe e ka shoqëruar me një mesazh për të gjitha nënat, përcjell, InLajmi.
Elena, Doni dhe Rita ndodhen duke u larë në një vaskë, në një moshë shumë të vogël.
“Një nga objektivat kryesore të nënave është që t’i mësojnë fëmijët e tyre për dashurinë e pakusht. Urime dita e nënave për të gjithë mbretëreshat kudo që ndodheni”, ka shkruar Vera në përshkrimin e fotografisë.
: