Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se fshati Smrekonicë i cili u bë vatër e koronavirusit , sot del nga karantina, përcjell InLajmi.
“Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK”.
“Dua të falënderoj banorët, Këshillin e Fshatit, kryetarin Fidan Bejta, për bashkëpunimin. Po ashtu falënderojë Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë. Dispciplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë Coronavirus në mesin e banorëve”.
“Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me KUJDES, duke mbajtur DISTANCËN dhe duke respektuar orarin e qarkullimit”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social facebook./InLajmi/