Pas gjithsej 4 letrave që Presidenti ia ka dërguar Kurtit që të ia dërgojë mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për ta formuar qeverinë e re që do të jetë e aftë për ta luftuar koronavirusin dhe shërbyer qytetarëve, shkruan InLajmi.
Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se Thaçi disa here i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje mandatarin, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur pozitivisht./InLajmi/