Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari ka publikuar një dokument ku shihet se kanë dënuar një biznes, konkretisht një market i cili kishte rritur çmimet në arkë, duke mos respektuar thirrjet që janë bërë tash e sa kohë për mos mashtrim të qytetarëve, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar në facebook duke treguar se supermarketin në fjalë e kanë gjobitur me shumën prej 400 eurosh.
Postimi i tij i plotë:
400 euro gjobë për biznesin (supermarketin) që rriti në arkë çmimin e produktit

Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës.
Bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ne, dhe puna që bëjmë ne.
Të dashur qytetarë, vetëm duke bashkëpunuar e me besim të ndersjelltë do të arrijmë progresin shoqëror.
Ligji mbi të gjithë!/InLajmi/