Shqipëria ashtu sikurse të gjitha vendet e botës është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit.
E në luftën ndaj kësaj pandemie, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, kanë arritur pesë respiratorë të tjerë, shkruan InLajmi.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është pjesë e financimit të Qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve për terapi intensive në përballje me Covid-19.
Postimi i plotë i tij:
?5 RESPIRATORËT E TJERË, TË MBËRRITUR NË SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”, PJESË E FINANCIMIT TË QEVERISË SHQIPTARE PREJ 54 RESPIRATORËSH TË RINJ, QË DO TË FORCOJNË REZERVËN E KAPACITETEVE TONA PËR TERAPINË INTENSIVE NË PËRBALLJEN ME COVID-19
#FORCA EKIPIT./InLajmi/???