I pari i AAK-së Ramush Haradinaj tash e sa herë e ka shprehur mendimin e tij plotësisht kundër kryeministrit në detyrë, kryeministrit Kurti, shkruan InLajmi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj disa herë kishte paralajmëruar veprime në rast se kryeministri Kurti e heqë taksën ndaj mallrave serbe.
Partia e tij nuk kishte përjashtuar as sulmet me vezë, gjë që e ka konfirmuar sonte edhe vetë ai. Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti meriton shumë më shumë sesa sulme me vezë.
“E kishim gjuajtë me vo, mos të kish qenë kjo pandemia, por tash po e kemi më zor. Nuk po kemi qysh të kalojmë edhe në atë situatë të re, por ai meriton edhe më shumë se gjuajtje me ve”, është shprehur Haradinaj në Rubikon./InLajmi/