McDonald’s, Coca-Cola, Audi dhe Volkswagen janë vetëm disa nga konglomeratët e korporatave që po interpretojnë “distancimin shoqëror” me dizajnimin e logos së tyre.Termi është bërë i njohur kohët e fundit për shkak të përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Distanca sociale do të thotë të qëndrosh dy metra larg nga të tjerët në përpjekje për të ulur rrezikun e kontraktimit të sëmundjes.
“Situata jonë aktuale globale nuk është shaka. Është çështje serioze”, ka thënë Douglas Sellers, drejtori ekzekutiv krijues për firmën Siegel + Gale për CNN Business.