Xhelal Sveçla, ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Mbrendshme ka raportuar për ditën e parë të zbatimit të masave kufizuese të marra nga qeveria e Kosovës, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se ka pas disa ngecje të vogla dhe disa ankesa nga mbyllja e bizneseve por në përgjithësi procesi i zbatimit ka qenë për t’u lavdëruar.
“Falënderim të madh e të veçantë meritojnë policët e Kosovës. Ata janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, bashkë me mjekët. Kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës. E në situatën aktuale i ftoj qytetarët të ruajnë nivelin më të lartë të respektit dhe bashkëpunimit me motrat e vëllezërit tanë me uniforma të kaltra” ka shkruar ai ndër të tjera.
Sveçla gjithashtu ka bërë thirrje ta ruajmë distancën dhe higjienën, dhe ti kufizojmë lëvizjet./InLajmi/