Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e Kuvendit, për mocionin e rrëzimit të Qeverisësë Kurti, të inicuar nga nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Nesër duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbahet seanca e Kuvendit, ku do të shqyrtohet mocioni i ngritur nga LDK ndaj Qeverisë Kurti”, tha një burim i Gazeta Blic.
Gazeta Blic para pak minutash raportoi se do të mbahet seanca.
Burimë të Gazeta Blic brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kjo është një çështje e përfunduar.
“Seanca do të mbahet, por vetëm duhët të përcaktohet vendi. Nëse konsiderohet se salla ku mbahen seancat e Kuvendit nuk i plotëson kushtet, atehëre do të gjendet ndonjë sallë alternative, në mënyrë që të respektohet distance prej 2 metrash, ashtu siç ka rekomanduar IKSHP”, tha ky burim i Gazeta Blic.