Loredana dhe Zuna ,dy më të përfolurit në media tani po qëndrojnë bashkë edhe në karantinë.
Emri i tyre u lakua shumë në media për shkak të një lidhjeje të mundshme mes tyre, për shkak se ata u kapën shpesh nga paparazit duke kaluar momente së bashku, shkruan InLajmi.
Së fundmi ata kanë paralajmëruar edhe një këngë së bashku të cilën do ta lansojnë të enjtën në ora 23:59.
Kënga titullohet “Do bist mein” dhe pritet të jetë një hit i radhës.
Loredana dhe reperi gjerman Zuna, po kalojnë momente të bukura dhe ishte ky i fundit ai i cili së fundmi kishte dhënë një deklaratë, ku kishte thënë se Loredana është një nënë beqare dhe duhet të kemi respekt për të./InLajmi/