Kryetari i Komunës së Drenasit si gjithmonë është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ai në një postim sonte ka bërë thirrje ë qytetarët e komunës së tij të qëndrojnë në shtëpi se duke shëtit mund të ju vjen tek ju si një mysafir i pa ftuar. shkruan InLajmi.
Rri në shtëpi, mos e kërko virusin duke shëtit se të vjen në shtëpi!
Falënderoj qytetarët për bashkëpunim, për respektimin e situatës emergjente. Falënderoj po ashtu, Shtabin e Emergjencës lokale, mjekët, infermierët, stafin teknik, zjarrfikësit, inspektoratin, Policinë e Drenasit, personalitetet e komunës tonë, zyrtarët e komunës, stafin shëndetësor vullnetar i cili u kyç në përballimin e situatës për angazhimin e deritashëm.
Luftimi i covid-19, nuk ka marrë fund, ju ftoj të gjithëve të silleni në pajtim me urdhrat e institucioneve qendrore rreth situatës. Mos dilni pa nevojë, mos e merrni virusin në rrugë sepse e çoni në shtëpi, tek më të dashurit tuaj. Mos dilni pa nevojë, më mirë ta pengoni virusin se sa ta shëroni!
Kujdes po, panik jo!