Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka goditur ish-shefin e tij Albin Kurti duke e quajtur Populist Antikushtetues.
Molliqaj tha se para rreth një jave, Albin Kurti shkarkoi ministrin Veliu, për t’iu hedhur hi syve qytetarëve kinse Qeveria Kurti nuk u shkarkua nga Amerika për shkak të prishjeve të marrdhënieve me ta, por nga LDK-ja.
“Tha se Veliun e shkarkoi sepse ky i fundit ishte për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me COVID-19. Sipas Kurtit, situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”
Molliqaj tha se Kurti ka marrë vendim Antikushtetues për ta ndaluar lëvizjen e qytetarëve.
“As kësaj here Kurti nuk i ndërmorri këto masa për shkak se beson që gjendja është njëmend e jashtëzakonshme. Përkundrazi, për të mos e humbur pushtetin, ai po tenton të krijojë gjendje të jashtëzakonshme. Kurti po tenton ta vjedhë modelin e Orban-it në Hungari, pra të qeverisë me vendin, por pa Kuvendin”
POPULISTI ANTIKUSHTETUESPara rreth një jave, Albin Kurti shkarkoi ministrin Veliu, për t’iu hedhur hi syve qytetarëve…
Posted by Dardan Molliqaj on Monday, March 23, 2020