Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se çdo tendencë si kjo sonte është vendim i në anshëm dhe diktatorial.
Postimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!
Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.
Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë. /InLajmi/