Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci shprehu ngushëllime për familjarët e personit që humbi sot betejën me virusin COVID-19.
Nagavci përmes një postimi të bërë në profiline saj në rrejtin social Facebook tha se në kohën kur numri i rasteve positive me COVID -19 po shtohet çdo ditë, është obligim i secilit nga ne të respektojmë në mënyrë të plotë udhëzimet e punëtorëve shëndetësor e masat e propozuara nga institucionet tona kompetente, shkruan InLajmi.
Tutja ajo tha se është obligim personal, ndaj famljes,miqve e shtetit të krijojmë kushtet që punëtorët shëndetësorë të kryejnë punën e tyre, të solidarizohemi me njëri-tjetrin duke ofruar ndihmë pë rata që kanë nevojë, të ruajmë edhe gjendjen emocionale e të shmangim ngarkesat psiqike që krijohen nga deklarata të panevojshme e të pabazuara.
Postimi i plotë i saj:
Duhet të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.
Për fat të keq një qytetar i Kosovës e humbi betejën me virusin Covid 19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, e urimet për shërim të shpejtë të gjithë të identifikuarve tjerë si raste positive.
Në kohën kur numri i rasteve positive me COVID -19 po shtohet çdo ditë, është obligim i secilit nga ne të respektojmë në mënyrë të plotë udhëzimet e punëtorëve shëndetësor e masat e propozuara nga institucionet tona kompetente.
Të dashur miq,
Rreziku i vërtetë sot është ai nga pandemia, andaj dhe gjithë vëmendja e energjia duhet të jetë e fokusuar në angazhimin për shëndetin publik.
Është obligim personal, ndaj famljes,miqve e shtetit tëJeta e secilit qytetar është më e rëndësishme se betejat politike. krijojmë kushtet që punëtorët shëndetësorë të kryejnë punën e tyre, të solidarizohemi me njëri-tjetrin duke ofruar ndihmë pë rata që kanë nevojë, të ruajmë edhe gjendjen emocionale e të shmangim ngarkesat psiqike që krijohen nga deklarata të panevojshme e të pabazuara.
Çdo sjellje tjetër është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe jo humane.
Do të ketë kohë mjaft për debate politike, për ballafaqim argumentesh e për të dëshmuar të vërtetat tona. Dhe koha i jep përgjigjet e duhura secilit, andaj durim, qetësi e solidaritet në këto ditë të vështira për gjithë njerëzimin.
Kujdesuni për veten miq, kujdesuni për të afërmit tuaj, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e vendosura. Ruani shëndetin fizik e atë psiqik e emocional.
Bashkë kemi kaluar plotë sfida, bashkë e me përgjegjësi do të tejkalojmë dhe këtë pandemi./InLajmi/