Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, duke e parë situatën me koronavirus në vend, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kadaj-Bujupi, ka përmendur vdekjet e shumta në botë dhe një vdekje të ndodhur sot në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Postimi i plotë i saj:
Pas lajmeve të trishta që vijnë nga Kina, Italia dhe gjetiu, për humbjen e jetërave nga virusi Covid-19, sot kemi një humbje jete edhe në Podujevë.
Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe me shpresë se ditëve në vijim do të kemi sa më pak viktima dhe të infektuar, le të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i respektojmë udhëzimet.
Mirënjohje për mjekët, infermierët, policët, ushtarët, farmacistët e punonjësit e marketeve, që janë në punë me orare të stërzgjatura. Të tregojmë solidaritet duke respektuar distancën sociale dhe dashni për njëri-tjetrin!/InLajmi/