Nga Shqipëria kanë filluar të vijnë lajmet e mira rreth pandemisë aktuale COVID 19.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe një pacient është shëruar nga virusi, shkruan InLajmi.
Rama i emocionuar njofton se Pacienti zero doli me rezultat negativ.
Gjithashtu edhe Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë shëruar 3 të infektuar me COVID 19.
Postimi i plotë:
“EDHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV???”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha lajmin e gëzueshëm duke treguar se numri i të shëruarve ka shkuar në tre.
“Një tjetër lajm i mirë?? Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ?? Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi?? Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit?
#JeniMëTëMirët?”